Celebrities Showbiz

Me rastin e ditëlindjes së motrës, Gigi Hadid prek me urimin e saj!

Supermodelja e njohur amerikane Gigi Hadid, e cila numëron mbi 70 milion ndjekës në rrjetin social Instagram, ndan një fotografi të rrallë të vajzës Khai me motrën e saj Bella Hadid, ndërsa modelja mban mbesën e saj në krahë. Motra e madhe Gigi Hadid tregoi mirënjohje dhe shprehu dashurinë e saj për motrën më të vogël Bella Hadid, pasi modelja mbushi 25 vjeç këtë të shtunë. Modelja bukuroshe Gigi, zgjodhi ta uronte motrën e saj me fjalët më të ndjera.

Hadid ndau një fotografi të Bella-s duke mbajtur vajzën e saj një-vjeçare Khai. Ajo zgjodhi një fotografi që tregonte vetëm pjesën e pasme të motrës dhe vajzës, teksa ato ishin përballë balonave festive. Ylli i pasarelave, shtoi një mbishkrim të përzemërt që shprehte se sa mirënjohëse dhe e lumtur është ajo që ka një motër si Bella. Gigi u shpreh se:

Ne festojmë për ty, sot dhe çdo ditë Bella Hadid. Ajo është motra ime e vogël por edhe një shpirt festiv dhe një teze që e mbron dhe përkujdeset për mbesën e saj.

Bukuroshja me sy të kaltër shtoi:

Unë jam aq shumë krenare për ty kur të shoh që merr përgjegjësi mbi veten tënde, je e pavarur dhe e përmbush vetë veten. E di se gjithçka që ke krijuar për veten tënde, do të sjellë vitin e gëzimit dhe dritës që e meriton! Të dua më shumë se çdo rrotullim që bën dielli.

Bella shfaqet e veshur në atë fotografi me një palë pantallona të shkurtra të vogla që theksojnë pjesën e pasme të saj. Flokët e errët të ndarë në mes dhe të lidhura pas kokës. Modelja bukuroshe mban mbesën e saj në krahë, e cila është veshur me një komplet në ngjyrë të bardhë dhe atlete shumëngjyrëshe “Vans”. Në postim, ylli i kopertinës së “Vogue” ndau gjithashtu tavolinën e ushqimit, ku ka përgatitur ushqimet më të mira për ditëlindjen e motrës së saj. Të shtunën në mbrëmje treshja e vëllezërve dhe motrave u panë në qytetin e Nju Jork-ut teksa dolën për të festuar ditëlindjen e Bella-s.