Celebrities Gossip Showbiz

“Jam ndierë e nënvlerësuar…”/Jennifer Lopez i rikthehet historisë së dashurisë me Marc Anthony!

Kanë kaluar 8 vjet që kur ylli i pop-it Jennifer Lopez u divorcua nga Marc Anthony. Ata qëndruan bashkë për një dekadë. Burimet kanë treguar se këngëtari dhe tekstshkruesi ishte xheloz për J.Lo. Jennifer i dha fund lidhjes së tyre dhe kaloi divorcin e tretë në jetën e saj. Para se të martohej me Anthony, Jennifer u martua me Ojani Noa midis shkurtit 1997 dhe janarit 1998.

Pastaj, martesa e saj e dytë ishte me Cris Judd, me të cilin zgjati më pak se dy vjet midis shtatorit 2001 dhe janarit 2003. Pak para se të martohej me Marc Anthony, J.Lo ishte fejuar me aktorin Ben Affleck. Megjithatë, në vitin 2004 ajo filloi romancën e saj me Marc Anthony dhe së bashku ata krijuan një familje dhe patën dy fëmijë. Pas ndarjes nga këngëtari, Jennifer ishte thuajse e ‘shkatërruar’.

Në dokumentarin e saj të ri “Halftime”, artistja pranon se sa e vështirë ishte të rifillonte jetën e saj pas divorcit.

Kur fëmijët e mi ishin tre vjeç, unë u divorcova. Isha një nënë beqare me dy fëmijë të vegjël. Si artiste, humba pak nga kush isha duke u përpjekur të ndërtoja një jetë familjare perfekte.

Këngëtarja 52-vjeçare pranoi se ndjente se kishte zhvlerësuar veten si aktore dhe si person.

Në moshën 42-vjeçare, nuk më thërrisnin për ndonjë rol në film dhe kur u ktheva në punë, ndjeva se nuk e dija më se ku qëndronte vlera ime.

Së fundmi rikujtojmë se Jennifer Lopez ndau me fansat në faqen e saj, ‘On the JLo’, rëndësinë e të fjeturit më shumë se shtatë orë. Kur ishte në të njëzetat, në vitet 90 dhe karriera e saj ishte në ngritje, puna e tepërt dhe gjumi jo i mirë rrezikuan shëndetin e saj. Ajo zbuloi si pushimi optimal ia ndryshoi jetën dhe se edhe vetëm një gjumë i mirë natën mund ta bëjë atë të duket një dekadë më e re. Këngëtarja 52-vjeçare theksoi se çdo natë fle 7-9 orë, por që në vitet 90′ nuk ishte kështu. Ajo ka shprehur se kur ishte në të 20-at, ndihej e pamposhtur.