Celebrities Film & Tv

Jeni kurioz të dini disa sekrete nga “Sex and the City”?! Ja çfarë zbulon Mr.Big për ju!

Seriali shumë i famshëm dhe i dashur për publikun, “Sex and the City”, po rikthehet sërish në ekran dhe jo si film por si serial. Sarah Jessica Parker ka njoftuar rikthimin e “Sex and the City”, teksa protagonistet e serialit do të kenë të njëjtat role që kishin dikur, duke nisur nga Sarah Jessica Parker me rolin e saj si Carrie, Cynthia Nixon dhe Kristin Davis, por nuk do të jetë “Samantha” e Kim Cattrall.

Përveç Cattrall, në rikthimin e serialit do të mungojë gjithashtu “Mr. Big”, i luajtur nga aktori Chris Noth. Së fundmi, Chris, ka qenë i ftuar në “The Kelly Clarkson Show”, ku ka përmendur disa nga skenat e tij të preferuara me Sarah Jessica Parker.

Skena ime e preferuar është kur ajo lëshoi gazra në shtrat. Po përpiqesha ta bëja siç duhet sepse jam ekspert në atë punë dhe ajo futi kokën poshtë çarçafëve. I thashë ‘jo, jo mos u fut aty’. Ajo shkoi të merrte një gotë me verë dhe unë vendosa një balon në karrige, kur u kthye u ul aty dhe plasa në të qeshura. Më shijoi shumë hedhja në liqen, e xhiruam vetëm një herë atë pjesë. Ishte shumë e bukur. Ka patur shumë moment të bukura në atë serial, ishte bekim.

Ndërkaq, nëse je një fans i serialit hit “Friends”, padyshim që e mban mend apartamentin e Monikës. Për herë të parë u shfaq në vitin 1994 dhe vazhdon të zë një vend shumë special në zemrat e njerëzve. Duke nisur nga veçantitë e gjithë serialit si momentet komike shumë të vlerësuara, nuk mund të lësh pa përmendur dekorin dhe një nga apartamentet më ikonike siç është ai i Monikës.