Fashion

Jeni kurioz të dini se cila është gjëja më me stil për një mashkull?! Zbulojeni…

Në vitin 2021, asgjë nuk është më magnetike sesa një person me plane. Ndërsa të gjithë ne fillojmë të shikojmë botën e jashtme, pamja e thjeshtë e dikujt i veshur sikur në fakt ka diçka për të bërë është pothuajse ‘tronditëse’. Treguesi më i madh që dikush ka plane është një çantë gjigante.

Yjet e famshëm si Harry Styles, Travis Scott dhe Tyler, janë fotografuar më këtë super aksesor të momentit. Paraqitja e Tyler në Çmimet “BET” muajin e kaluar i cili mbante një valixhe në duar ishtë energjia e duhur që na duhej për të marrë çantën në krahë dhe për të startuar pushimet.

Çfarë mendoni se përmban çanta? Pizhame dhe një furçë dhëmbësh?! Kësaj asnjëherë si dihet por e sigurt që kjo lloj valixhe ka vend për gjithçka, E njëjta paraqitje e Tyler me valixhe ishte në një shfaqje edhe para pandemisë, kur ai u vesh si Wes Anderson-esque për “Grammy 2020”.

Moda e kësaj valixhe jo domosdoshmërisht është një përgjigje ndaj kufizimeve të udhëtimit por një mundësi e mirë stili dhe trend-i. Një mundësi edhe për reperin Travis Scott për të treguar çantën e tij gjigande Hermès, ose Harry Styles me çantën e tij super stil të markës Gucci.

Harry Styles

Travis Scott

Nuk ka të bëjë me vendin ku jeni, por është ajo ku po shkoni. Ajo ndjenja e humbur prej kohësh e kapjes së një valixhe në duar është thjesht shumë e mirë për t’a humbur.

Ndërkaq, ju njohim me disa nga valixhet dhe çantat më stil:

TOM FORD

£2,260

MISMO

£400

BERLUTI

£3,150

BRUNELLO CUCINELLI

£3,160

GUCCI

 £1,230