Celebrities Gossip Showbiz

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj bashkë në “BBV3”?

Big Brother Vip Albania” është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët transmetojnë shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.  Ai është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.

Edhe pse të gjithë shpresonim se do të ishte fundi i këtij viti, edicioni i tretë do të jetë në janar 2024. Në premierën e filmit “5 Herë JO” Ronaldo Sharka ka intervistuar Jonida Maliqin, ku dhe një pyetje pikante lidhur me “BBV” dhe Romeo Veshaj nuk mund të mungonte.

Ronaldo: Kanë qarkulluar shumë lajme se Romeo do jetë në “BBV3” po ashtu edhe Jonida, ke pasur një ftesë

Jonida: Kam pasur ftesë për në Big Brother 1 , po nuk mendoj se jam personazh për Big Brother se do ti vija zjarrin asaj shtëpie…

Gjatë premierës së filmit “5 Herë Jo”, Ronaldo e pyeti nëse është ndarë apo jo me Ledrin, ku Sara sërish nguroi të jepte një përgjigje. Pyetja shkaktoi nervozizëm te ajo e cila braktisi intervistën.