Celebrities Showbiz

Sara Hoxha thyen heshtjen për ndarjen me Ledri Vulën/Braktis intervistën pas pyetjeve që i bëhen!

Pyetja nëse Sara Hoxha dhe Ledri Vula janë bashkë ka trazuar rrjetin prej disa muajsh tanimë. Së fundmi një intervistë me Ronaldo Sharkën nuk ka shkuar aspak mirë për Sarën, e cila është gjendur në vështirësi dhe në një situatë që nuk do e donte.

Gjatë premierës së filmit “5 Herë Jo”, Ronaldo e pyeti nëse është ndarë apo jo me Ledrin, ku Sara sërish nguroi të jepte një përgjigje. Pyetja shkaktoi nervozizëm te ajo e cila braktisi intervistën.

Ronaldo: Do na e thuash përfundimisht, kur do dilni në një reagim publik ti dhe Ledri për situatën tuaj?

Sara: Kur të mendojmë që jemi gati! Paçim, shijojeni filmin! Prandaj u eliminove ti, duhet të ndalosh t’i japësh kaq shumë gojës.

Ronaldo: Prandaj vazhdoj të jem gazetar…

Sara: E kape lajmin, je shumë i poshtër se the nuk do e bëje atë pyetjen.

Ronaldo: Kur të jeni gati çfarë do të na thoni?

Sara: Çfarë të duam ne që ju të dini.