Celebrities Gossip Showbiz

Ju njohim me emrin e vërtetë të Princ Harry-t, na e zbulon vetë ai!

Princ Harry nuk quhet Harry, por Henry. Këtë e ka zbuluar vetë princi në një “videocall” që pati me fituesit e çmimeve “Wellchild”, së fundmi. Ndër të tjera, princ Harry ka treguar se cili është emri i tij i vërtetë. Harry është djali i dytë i mbretit Charles III dhe i princeshës së ndjerë Diana.

Emri im është Henri. Të gjithë të tjerët më quajnë Harry. Nuk e kam idenë pse!

Rikujtojmë, se Mbreti Charles nuk ka vendosur ende nëse do të lejojë që fëmijët e Dukës dhe Dukeshës së Sussex të përdorin titujt e princit dhe princeshës, sipas një eksperti mbretëror. Redaktori i Times, Roya Nikkhah shkroi se pavendosmëria po rrit tensionet midis Charles dhe djalit të tij më të vogël, Harry dhe gruas së tij Meghan Markle.

Pas vdekjes së Mbretëreshës , Archie dhe Lilibett kanë të drejtën e titujve princ dhe princeshë si nipërit e monarkut. Megjithatë, ato janë ende të listuara në faqen e internetit të Familjes Mbretërore si Master Archie Mountbatten-Windsor dhe Miss Lilibet Mountbatten-Windsor.

Rikujtojmë, se sipas një libri të ri tronditës, bashkëshortja e Princ Harry-t, Meghan Markle gjithmonë ka dashur të refuzohet nga Familja Mbretërore. Në librin “Courtiers: The Hidden Power Behind the Crown”, Dukesha e Sussex dyshohet se u bë “e fiksuar” me historinë që shërbeu si bazë për Megxit, një vendim që morën për largim nga Familja Mbretërore.