Celebrities Gossip Showbiz

“Jeni shkër***…”, Françeska habit sërish me deklaratën e saj!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Françeska i ka habitur sërish të gjithë banorët me deklaratën e saj të papritur duke përdorur një fjalor të pisët. Ajo iu drejtua atyre duke iu thënë se ‘jeni si shkërdhaçka’. Ndërkohë kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, gjatë një debati me Eglën, Françeska iu drejtua asaj duke i thënë: “Më hëngsh prillin”.

Françeska: Egla nuk është ashtu?

Juli: Si është?

Françeska: Shkërdhaçkë

Egla: Shkërdhatkë, është korçare

Françeska: Egla më ka thënë se është ajo që bën gjalpin.

Egla: Bravo ajo është, thuaje me zë të lartë

Françeska: Tani kështu jeni ju, si shkërdhaçka. Një, dy i njëjti muhabet

Në shtëpi është futur një personazh i ri, i cili i ka bërë menjëherë të gjithë banorët për vete. Është fjala për majmunin Yabu, i cili është pjesë e sfidës së re. Ndërkohë kur banorët kanë parë majmunin janë gëzuar dhe madje Erjola shprehet se ‘do ta puthë në buzë’.