Celebrities Gossip Showbiz

“Kam rënë në dashuri me shokun tim të ngushtë”, Enca zbulon të dashurin e saj!

Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku. Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar. Bukuroshja shpesh ndan me ndjekësit e saj plot momente nga jeta e saj personale dhe kjo e bën atë tepër aktive në rrjete sociale.

Gjithmonë Enca njihet për fotot dhe videot e saj mjaft provokuese e tanimë jemi mësuar të presim prej saj vetëm surpriza e më e fundit ishte padyshim një e tillë. Vetëm pak orë më parë, artistja ka ndarë me ndjekësiit dy Instastory, në njërën prej tyre shkruante: “Kam rënë në dashuri me shokun tim të ngushtë” dhe në tjetrën shfaqej vetë ajo në det e mbështetur te një djalë. Mos ndoshta Enca sapo na zbuloi të dashurin e saj?

Ka kaluar shumë kohë që kur Enca ka publikuar një projekt muzikor dhe duket se ka nisur nga puna për një këngë të re. Këtë na e ka treguar vetë këngëtarja me anë të një postimi, ku ka ndarë me ndjekësit një foto të një mikrofoni dhe na tregon se po punon me regjistrimin e surprizës së saj.

Artistja njihet për deklaratat e saj të fuqishme që gjithmonë bëjnë shumë bujë, duke trazuar rrjetin e një ndër to ka qenë dhe kur ka shprehur dëshirën e saj për t’u bërë mama.