Celebrities Gossip Showbiz

“Të dua përgjithmonë!” Kjo deklaratë e Kim Kardashian për ish-bashkshortin na bëri shumë konfuzë për divorcin e tyre

Reperi Kanye West ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen e tij dhe ajo që na surprizoi ishte urimi që i bëri ish-kunata, Khloe Kardarshian. Ajo zgjodhi që ta uronte atë publikisht në “Instagram”.

Gëzuar ditëlindjen vëllai im përjetë!!! Paç ditëlindjen më të bukur! Të dërgoj shumë dashuri dhe pafund bekime!!

Megjithatë kjo nuk është më e habitshmja, pasi ishte Kim më pas që me deklaratën e saj na bëri pak konfuzë. Madje, tashmë të gjithë fansat po diskutojnë nëse çifti po divorcohet në të vërtetë apo jo. Ylli i KUWTK ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” një foto të vjetër krah ish-partnerit dhe 3 fëmijëve të saj duke shkruar:

Gëzuar ditëlindjen! Të dua përjetë!

Kaq ka mjaftuar që rrjeti të ndizet me komente nga fansat:

-Jam konfuze!

-Riktheni çiftin Kimye!

-Ju lutem qëndroni bashkë!

-Po qaj!

-E prisja këtë!

Megjithatë, vetë protagonistët e lajmit nuk kanë reaguar rreth asaj ç’ka po ndodh në të vërtetë mes tyre. Disa ditë më parë gjatë episodit të ri të “Keeping Up With the Kardashians” Kim tha se mes saj dhe Kanye nuk ka sherre dhe situata është e qetë, teksa po ashtu u transmetua edhe një video ku ajo qante duke thënë se nuk mund t’i japë Kanye atë që meriton. Nga ana tjetër, Kanye nuk ka reaguar asnjëherë rreth asaj që thuhet në media rreth tyre.

Në muajin shkurt, mediat ndërkombëtare shkruan se Kim zyrtarisht i dha fund martesës së saj duke bërë kërkesë për divorc. Megjithatë, pas fjalëve të saj të fundit nuk dihet nëse ata po ndahen me të vërtetë apo është thjesht një lojë marketingu.