Celebrities Showbiz

Kate Middleton prezanton “Hold Still”, një projekt i krijuar gjatë periudhës së pandemisë!

Në fillim të pandemisë, Dukesha e Kembrixh Kate Middleton nisi një projekt të veçantë fotografie që synonte të kapte jetën në Mbretërinë e Bashkuar gjatë asaj kohe të trazuar. I titulluar “Hold Still”, projekti ishte pjesë e një bashkëpunimi me Galerinë Kombëtare të Portreteve dhe u krijua për të inkurajuar ata në Mretërinë e Bashkuar që të dokumentojnë përvojat e tyre gjatë pandemisë. Natyrisht, projekti ishte një sukses i madh, duke krijuar një libër fotografie të quajtur “Hold Still: Një portret i kombit tonë në 2020”, i cili debutoi këtë maj duke shfaqur 100 portrete nga projekti, së bashku me historitë shoqëruese dhe një parathënie nga vetë Kate.

Kate ka qenë aktive në mbështetjen e saj për projektin që nga fillimi, por vetëm tani që Dukesha e Kembrixhit ishte në gjendje të mblidhte ata që ndihmuan në sjelljen e “Hold Still” në jetë për një shfaqje mirënjohjeje personale. Kate ndau një postim përmes llogarisë zyrtare në Instagram të saj dhe Princit William duke falënderuar ata që ishin përfshirë dhe ndau disa fotografi nga ngjarja. Ajo shkroi:

Faleminderit partnerëve të shkëlqyer që e bënë realitet “Hold Still”! U desh një kohë e gjatë për t’i bashkuar në mënyrë fizike të gjithë që qëndruan prapa këtij projekti të jashtëzakonshëm së bashku, por sonte ne më në fund e arritëm atë. Ideja për “Hold Still 2020” erdhi pikërisht në fillimin e pandemisë dhe synonte të bashkonte njerëzit dhe komunitetet, duke përdorur fuqinë e mahnitshme të fotografisë.

Rikujtojmë se, në fillim të kësaj jave, ekspertja mbretërore Angela Levin tha se Duka dhe Dukesha e Kembrixhit do të njoftonin mbi planet e tyre për të lëvizur në Windsor. Princi William dhe Kate Middleton po planifikonin të zhvendoseshin nga Pallati Kensington dhe sipas një raporti të ri, atyre mund t’iu jepej dhurata e të jetuarit në Kështjellën Windsor nga Mbretëresha, e njëjta dhuratë që Princi Harry dhe Meghan Markle me sa duket kishin dëshiruar më parë.