Celebrities Film & Tv Gossip

Kejvina përqafon Luizin dhe e këshillon: “Duhet t’u kërkosh falje të gjithëve!”

Situata e mbrëmshme në “Big Brother VIP” e krijuar nga Luizi vazhdon të mbetet një temë delikate brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Pas rrëfimit të tij se vuante nga një sëmundje e rrallë, mbrëmë gjatë Prime, këngëtari u shpreh se ajo histori nuk është e tij por e një shoku të tij duke mohuar kështu fjalët që vetë kishte thënë.

Këngëtari tregoi se ka pasur disa simptoma të ngjashme me të mikut të tij ndaj e frikësoi ideja se mund të vuante nga e njëjta sëmundje. Kjo histori ka shokuar deri më tani gjithë banorët dhe opinionin publik të cilët janë ndarë në dy grupime, ato pro dhe kundër tij.

Një ndër to që ishin totalisht kundër Luizit, madje u përlot shumë ndaj ngjarjes së ndodhur duke debatuar keqazi me të ishte dhe Kejvina Kthella. Duket se ditën e sotme ‘gjakrat janë qetësuar’ dhe kjo e fundit ka përqafuar aktorin duke e këshilluar të kërkojë falje publike pasi sërish nuk bie dakord me fjalët e tij.

Kejvina: Fakti që ti e pranove hallall, bravo. Unë të këshilloj sinqerisht sepse të kam xhan edhe pse je çmendur, të kam xhan prapëseprapë. Ti duhet t’i marrësh, t’i mbledhësh të gjithë dhe t’u kërkosh falje të gjithëve. Pastaj le të flasin, kush flet mbrapa faljes tënde është gabim. Bravo që e pranove dhe me këtë mbyllet historia, kush flet mbrapa tregon veten e vet. Hajde të të përqafoj tani.

https://www.instagram.com/p/CnR-of-hpZ-/?hl=en

Më shumë se gjithë të tjerët brenda asaj shtëpie, kjo temë ka prekur Kiarën, të cilës ai i rrëfeu së pari këtë histori. Teksa të gjithë banorët duket se e kanë vënë me shpatulla pas murit, Luizi ka tentuar disa herë të flasë dhe të sqarojë moderatoren. Gjatë bisedës së tyre, ai shprehet se ka një arsye të fortë përse e bëri këtë gjë, e cila nuk mund të thuhet në atë ambient dhe në ato rrethana. Pavarësisht këmbënguljes së tij, Kiara nga ana tjetër shprehet e vendosur për të shkëputur çdo kontakt mes tyre.