Celebrities Gossip Showbiz

Kërceu mbi tavolinë, Albi bën veprimin e sikletshëm ndaj Merit!

Javën e kaluar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Ditën e sotme banorë kanë krijuar një atmosferë shumë të gëzueshme dhe gjallëruese brenda në shtëpi. Teksa kanë kërcyer nën ritmet e muzikës së vendosur nga Vëllai i Madh ndër personazhet që mori më shumë vëmendjen ka qenë Meri. Jo vetëm që ka bërë një kërcim sensual me Meritonin, por më pas ka kërcyer sipër një tavolione, ku një moment i sikletshëm ka ndodhur mes saj dhe Albit, i cili nuk mund t’i shpëtonte kamerave.

Prej mbrëmjes së parë në shtëpi janë aluduar disa çifte që mund të krijohen mes banorëve. Vetëm pak më parë banorët kanë biseduar përsëri dhe kanë aluduar një çift të ri. Për ta Fatjoni dhe Heidi mund të krijojnë një lidhje dashurie.

E dënuar në kazermë ditën e djeeshme me disa nga banorët e tjerë për shkak të thyerjes së disa rregullave, Meri ka marrë vëmendjen e kamerave në oborrin e kazermës. Ajo ka bërë parashikimin astrologjik të disa shenjave të zodiakut për herë të parë brenda shtëpisë së “BBV3”.