Fashion

Këto janë bizhuteritë më të veçanta për meshkuj!

Bizhuteritë janë shumë të preferuara për njohësit e mirë të modës, pasi ato u shtojnë pikë pamjes suaj dhe ju bëjnë të dukeni të përkryer. Në një kohë kur trend-et e veshjeve ndryshojnë vërtet shpejt, ai i bizhuterive është më i ngadalshëm. Por cila është pasoja e kësaj? Kjo do të thotë se kur vendoset një trend bizhuterish, ai vjen për të qëndruar gjatë.

Disa nga personazhet e famshëm që kanë treguar ndër vite një dashuri dhe pëlqim të madh për bizhuteritë janë Harry Styles, Machine Gun Kelly dhe A$AP Rocky, të cilët kanë shtuar në look-un e tyre detaje perlash gjatë sezoneve të fundit. Ditët kur një njeri që të konsiderohej njohës i mirë i modës dhe stilit mjaftonte të mbante një orë dhe disa kapëse manshetash, kanë përfunduar. Një epokë e re e zbukurimeve më interesante dhe tërheqëse ka nisur, ku termi “unisex” ka zënë një vend të mirë në kompanitë më famoze botërore të bukurisë. Vathët e guximshëm, unazat e veçanta dhe zinxhirët tërheqës janë sot ato që përbëjnë botën e modës. Duhet ta pranojmë, se bizhuteritë e reja, që janë në modë gjatë këtyre sezoneve, veç të tjerave janë tepër argëtuese gjithashtu.

Nëse jeni në një dyqan dhe dëshironi të blini diçka të çuditshme dhe të veçantë, hidhni një shikim te “Friends with animals”, një brand me bazë në Los Angeles, që kombinon arin dhe argjendin në varëse shumë interesante dhe sharmante e perla në formë krokodili apo kërpudhe. Një tjetër çift rekomandimesh që duhet të shënoni domosdoshmërisht janë “POLITE WORLDËIDE®”, byrzylykët dhe gjerdanët e rëndësishëm të parë shpesh te këngëtarët Justin Bieber dhe Hatton Labs. Perla që bien shumë në sy dhe byrzylykë të kristaltë që sigurisht u shtojnë pikë pamjes suaj.

Njësoj në një farë mënyrë më tatuazhet, por një lloj që ti mund ta heqësh në fund të ditës, një copë kontemporane bizhuterie i shton shpirtin individual pamjes suaj. Gjithashtu ato shtojnë shenja vetëbesimi dhe sigurie që është mirë të shfaqni. Coco Chanel një herë ka këshilluar të hiqni një gjë nga veshja juaj para se të largoheni nga shtëpia, por kur e ka thënë këtë nuk e kishte idenë sa bukur dukej aktori Jaden Smith me një varëse të tillë. Sepse në vitin 2021, sa më shumë aq më mirë!