Food & Drink Health & Beauty

Këto ushqime gjatë shtatzënisë parandalojnë astmën te fëmijët…

Shumë gra gjatë shtatzënisë fillojnë të hanë ushqime të shëndetshme. Megjithatë, dietologia Charlotte Stirling-Reed thotë se nënat e ardhshme mund të hanë edhe më shumë ushqime që për disa arsye konsiderohen të pashëndetshmë gjatë shtatzënisë. Ka shumë mite që lidhen me të ushqyerit gjatë shtatzënisë.  Nëse hani peshk të pasur me acide yndyrore kryesisht salmon ose troftë gjatë shtatzënisë, do të arrini të ulni rrezikun për të shfaqur probleme me astmën gjatë viteve të para të jetës, te fëmijët e predispozuar për t’u bërë astmatikë.

Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga një ekip shkencëtarësh të Universitetit të Kalifornisë së Jugut dhe Los Angelesit. Sipas mjekëve, fëmijët që kanë prindër apo familjarë astmatikë, janë të predispozuar të preken nga kjo patologji. Nga studimi rezulton se ata fëmijë, nënat astmatike të të cilëve kanë ngrënë rregullisht peshk të pasur me acide yndyrore Omega-3 gjatë shtatzënisë, kanë qenë 70% më pak të predispozuar për të patur probleme me astmën përpara moshës 5-vjeçare, se fëmijët e atyre nënave që kishin zgjedhur një dietë tjetër.

Nga studimet e bëra ka rezultuar se acidet yndyrore Omega-3 në një farë mënyre parandalojnë inflamacionin te fëmijët e predispozuar për të qenë astmatikë. Gjithsesi, studiuesit paralajmërojnë se mjaft lloje peshqish, pavarësisht se përmbajnë acide yndyrore, kanë nivele të larta merkuri, që ndikon në zhvillimin mendor të fetusit.

Sipas Gilliland, gratë shtatzëna mund të arrijnë të njëjtat rezultate, nëse përdorin përbërës të acidit yndyror të peshqve që përmbajnë dhe më pak merkur. Nga analizimi i të dhënave është zbuluar se fëmijët, nënat e të cilëve kishin ngrënë një herë në javë peshk, megjithëse astmatike, ishin 70 % më pak të predispozuar për të patur probleme me astmën.