Celebrities Fashion

Këto yje të famshme kanë gjetur stilin e tyre perfekt dhe prej vitesh i qëndrojnë asaj!

Çdo grua do të dëshironte të vishte një veshje të re çdo ditë dhe gjithmonë të dukej ndryshe. Duket se personazhet e famshëm mund ta bëjnë këtë lehtë. Por nëse studioni veshjet e grave të famshme që ato veshin në tapetin e kuq, do të habiteni kur të shihni se ato zakonisht janë të veshura me rroba që janë të një stili të ngjashëm.

Ndoshta këto veshje u përshtaten më së miri dhe preferojnë të qëndrojnë me to. Ndërkaq, njihuni se çfarë stili të veshjeve preferojnë të famshmet tona të preferuara:

Angelina Jolie: Fustanet me njërën shpatull jashtë.

Evan Rachel Wood: Kostume për “burra”.

Ariana Grande: Një minifund dhe çizme mbi gju.

Meghan Markle: Fustane pelerina.

Emma Watson: Pantallona të prera në fund.

Nicole Kidman: Fustane golf.

Jennifer Aniston: Veshjet e zeza.

 

Julia Roberts: Këmisha të bardha.

Këmisha e bardhë është zgjedhje perfekte që mund të vishet në mënyra të panumërta dhe stilistja e famshme Olivia Palermo e di këtë më së miri.

Rikujtojmë, se për të gjithë ata që shtuan peshë gjatë pandemisë ka një lajm të mirë. Xhinset e ngushta nuk janë më në modë. Nëse po mendoni të ekspozoni pak më shumë lëkurë këtë verë, por doni ta bëni me stil, ju ri-prezantojmë me modelin e fustanit me kurrizin zbuluar, që i ka rezistuar kohës.