Fashion

Stilistja e famshme Olivia Palermo sjell për ju disa kombinime fantastike të këmishës së bardhë!

Këmisha e bardhë është zgjedhje perfekte që mund të vishet në mënyra të panumërta dhe stilistja e famshme Olivia Palermo e di këtë më së miri. Që prej vitit 2011, blogerja ka një website të sajin, ku publikon artikuj për modën, bukurinë dhe mënyrën e të jetuarit dhe një Instagram me 6.4 milionë ndjekës.

Çdokush ka diçka unike dhe të veçantë në mënyrën se si vishet. Por është dikush nga këta që na surprizon se si vishet dhe kjo është Olivia Palermo. Çdokush dëshiron të ketë të njëjtin sens dhe stil si ajo. 35-vjeçarja është për t’u dashuruar edhe për t’u marrë shembull për mënyrën se si e kombinon klasiken me sportive dhe stilin e rrugës.

Që Olivia Palermo është një eksperte e kombinimeve “cool” nuk është më një mister. Stilistja ikonë nga New York-u ndonjëherë na dhuron drejtimin e duhur se si duhet të kombinojmë veshjet tona:

Stili i rrugës

Edhe pse jemi në 2021-in, në kohën ku njerëzit janë fiksuar pas trendeve të famshme të Instagramit dhe TikTok-ut disa veshje dhe make up-e të viteve 90′-të vijojnë të mbeten ende në modë. Por ka edhe nga ata njerëz që guxojnë aq shumë me veshjet e tyre sa që lënë një shije jo të mirë.

Pse të blini diçka të re kur mund ta bëni dhe krijoni vetë atë? Për shembull, një vajzë donte një çantë Prada që kushtonte 1,300€. Kështu që, ajo vendosi të bënte vetë një çantë të ngjashme dhe të kursente shumë para.

Ndërkaq, Olivia Palermo ju sjell disa kombinime të këmishës së bardhë nëse jeni në dilemë se si ta vishni atë:

Këmishë e bardhë dhe pantallona lëkure të ngushta.

Kjo veshje shkon perfekt me një buzëkuq të kuq dhe këpucë me ngjyra të ndezura.

Perfekte apo jo?!

Këmishë e bardhë dhe pantallona të gjera.

Një këmishë e bardhë e gjerë dhe pantallona të gjera krijojnë një siluetë interesante.

Pse nuk e provoni njëherë?

Këmisha e bardhë në vend të një xhakete.

Këmisha e bardhë e veshur si një mantel në një bluzë me dantella dhe një fund lëkure me zinxhirë.

Një pamje joshëse dhe vërtet seksi.

Këmisha e bardhë me përmasa të mëdha si një fustan

E veshur me çizme të larta mbi gju, duket shumë joshëse dhe seksi.

Me një pallto rozë akomë më bukur.

Këmisha e bardhë nën fustan

Këmisha e bardhë që del nën fustanin mini të veshur me çizme të larta ju bën të dukeni shumë klasike.

Rikujtojmë, se për herë të parë një stiliste shqiptare i është bashkuar një prej shtëpive më të njohura të modës në botë, Louis Vuitton. Bëhet fjalë për Nensi Dojaka-n e cila është në mesin e 20 stilistëve të rinj të përzgjedhur nga “LVMH Prize” e që kanë mbërritur deri në gjysmëfinale.