Celebrities Gossip Showbiz

Khloe Kardashian e pranon publikisht, këto janë operacionet plastike që ajo ka bërë!

Pjesa e dytë e “Keeping Up With the Kardashians” reunion, doli në datë 20 qershor dhe personazhet bënë zbulime të tjera rreth vetes. Ata treguan sekretet si dhe vërtetuan ose mohuan thashethemet rreth tyre.

Një nga pjesëtarët e familjes që gjithashtu bëri zbulime rreth vetes, ishte Khloe Kardashian. Ajo komentoi rreth çdo thashethemi rreth saj, çdo operacioni plastik që është përfolur të ketë bërë, si dhe u shpreh për faktin se në media shpesh është përfolur se dëshiron t’i ngjasojë motrës së saj, Kim. Ajo tregoi se të gjitha këto tema për të cilat është përfolur nuk i kanë ndikuar aspak mirë.

Unë isha me shumë vetëbesim dhe vetëvlerësim përpara se show të niste.

Ajo është shprehur se është përfolur shpesh si vajza e shëmtuar apo si motra e shëmtuar. Kjo ka ndikuar shumë në vetëbesimin e saj dhe e ka pyetur mjaft herë veten nëse është e bukur.

Ky ishte momenti kur nuk e doja veten dhe shpesh mendoja “Oh kjo është mënyra si njerëzit e tjerë më perceptojnë. Unë nisa të jem e pasigurt sepse kështu më trajtonin të tjerët… Në sytë e mi çdokush thotë “O Zot, ajo ka bërë tre transplante në fytyrë”, por unë thjesht kam bërë një në hundë. Të gjithë shprehen pse unë nuk flas për këtë. Askush s’më ka pyetur ndonjëherë.

Ajo gjithashtu pranoi se ka provuar injeksionet, por nuk është fanse e botoksit. Duket se Khloe Kardashian është një vajzë me vetëbesim, që ndihet e bukur dhe nuk ka frikë të pranojë operacionet që ka bërë. Megjithatë, komentet negative kanë ndikuar te ajo dhe vetëbesimi i saj. Të jesh pjesë e “Keeping Up With the Kardashian” nuk lidhet veç me famën dhe paratë, por ka disa raste kur ndikon negativisht dhe ka tepër presion.

Këto e të tjera u zbuluan në këtë episod. Kujtojmë se në “Keeping Up With the Kardashians” reunion pjesa e parë, u zbulua pse Kourtney Kardashian ka fshehur gjithnjë të dashurit e saj.