Celebrities Gossip Showbiz

Pse Kourtney Kardashian i ka fshehur gjithnjë të dashurit e saj?!

I ftuar në një nga episodet e fundit të “Keeping Up With the Kardashians”, ishte Andy Cohen, një shkrimtar, producenet dhe folës në radio e televizion. Ai e pyet Khloe nëse ajo ende mendon se mbetet një nga personazhet e familjes, që është si një libër i hapur. Me sa duket, Khloe vazhdon ta ketë këtë pakënaqësi.

Kim dhe unë e kemi diskutuar kaq shpesh këtë gjë. Duket sikur ne të dyja japin kaq shumë, ndërkohë që të tjerët nuk bëjnë të njejtën gjë.

Mirëpo, ajo tregon se nuk e ka për qëllim të bëjë drama, nëse vërtet nuk ka të tilla.

Nëse të tjerët po kalojnë periudha të vështira dhe nuk i ndajnë, atëherë kjo është padrejtësia. Por, nëse asgjë interesante nuk po ndodh në jetët e të tjerëve, atëherë çfarë do të kenë për të shpërndarë?!

Më tej, Khloe shprehet për jetën sentimentale të Kourtney.

Ne as që nuk na lejohej të flisnim për të. Kourtney nuk na lejonte as që të përmendnim dikë.

Khloe gjithashtu shpjegoi se për aq kohë sa qarkullojnë foto të Kourtney me djem në dalje romantike, e gjithë familja ishte e frustruar të mos fliste rreth saj në serial. Ky episod do të shfaqet në datën 17 qershor dhe mund ta ndiqni për të qenë më të qartë se përse Kourtney Kardashian nguron të flasë për jetën e saj sentimentale përpara kamerave.