Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Kim Kardashian merr vëmendje me puthjen pasionante që i dhuron Emma Roberts në trailer-in e pjesës së dytë të “American Horror Story: Delicate”!

Së fundmi është publikuar trailer-i i pjesës së dytë të “American Horror Story: Delicate”, ku shfaqet një puthje pasionante mes Kim Kardashian dhe Emma Roberts. Sezoni aktual i programit të antologjisë horror u nda në dy pjesë, ndërsa pjesa e parë u transmetua në fund të vitit të kaluar. Pavarësisht se mori vëmendje me kastin e aktorëve, Kim arriti të impresiononte shikuesit me portretizimin e saj.

Në trailerin e serisë së ardhshme të episodeve, të cilat do të shfaqen premierë në FX më 3 prill, marrëdhënia e tyre kaloi në një stad tjetër. “Unë do t’ju jap jetën e ëndrrave tuaja. Çfarë do të hiqnit dorë për të?”-e ngacmoi Siobhan bashkë-yllin e saj, ku thjesht përgjigjet: “Çdo gjë”. Me këtë, ajo ia vodhi një puthje pasionante në buzë, që edhe u bë virale gjithandej. “Nuk mund të vazhdoj fushatën për këtë çmim, nuk mundem”,-qau ajo gjatë darkës. Fatmirësisht, nuk duhet shumë të presim ndërsa episodet e reja në të cilat gjithashtu luajnë Cara Delevingne dhe Michaela Jae Rodriguez transmetohen muajin e ardhshëm.

Rikujtojmë, se Kim Kardashian është vendosur të jetë producente ekzekutive dhe të luajë në një serial dokumentar të ardhshëm për Elizabeth Taylor. Dokumentari me tre pjesë, me titullin “Elizabeth Taylor: Rebel Superstar” vjen nga kompania e prodhimit fitues të ‘Oscar’-it, Passion Pictures. Seria e dokumentarëve do të shikojë aftësitë e aktrimit të Elizabeth, të cilat ajo i përdori për të hipnotizuar shikuesit, përpara se të bëhej një biznesmene dhe aktiviste shumë miliarda dollarëshe.

Kim do të flasë për marrëdhënien e saj me Elizabeth në serial. “Elizabeth Taylor për të qenë vetvetja, një luftëtare. Ajo është prova që ju mund të vazhdoni të evoluoni dhe ndryshoni dhe të keni kapituj të ndryshëm në jetën tuaj dhe ajo hapi rrugën për të gjithë ne që erdhëm pas saj”,-tha Kim. Bashkë me Kardashian intervista do të japë edhe shoqja e Elizabeth, Dame Joan Collins, me të cilën ajo konkurroi për rolin e Kleopatras, Margaret O’Brien.