Celebrities Gossip Showbiz

Kim Kardashian nuk heq dorë nga mbiemri i Kanye edhe pas divorcit!

Lajmi më i bujshëm i divorcit të Kim Kardashian dhe Kanye West vazhdon ende të prodhojë thashetheme. Tanimë ata nuk janë më të martuar, por ylli i “KUWTK” vazhdon të përdorë mbiemrin e ish- bashkëshortit të saj.

Kur është kërkuar nga një fans i saji një autograf, Kim ka vendosur emrin e saj shoqëruar me mbiemrin “West”. Është e qartë për fansat se “West” është bërë më shumë se një mbiemër i marrë nga bashkëshorti për të, pasi tanimë, ai mbiemër është “i përjetësuar” nga firma kozmetike ‘KKW Beauty’.

Burime për mediat e huaja kanë shprehur se:

Kim nuk ka vendosur nëse ajo do të heqë apo jo “West”nga marka e saj. Nëse do ta bëjë nuk do të ketë të njëjtin mbiemër me fëmijët e saj. Lumturia e tyre është përparësia e saj kryesore. Ajo është shumë mbrojtëse ndaj tyre. 

Kujtojmë se shumë kohë para se të vendoste të divorcohej nga ish- burri i saj, Kim ndryshoi zyrtarisht mbiemrin në “West”. Ajo madje njoftoi ndryshimin e saj të emrit me një postim në Instagram në 2014, pas martesës së saj me reperin.