Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Konfirmohet lajmi i bukur, Bora Zemani dhe Donald Veshaj prindër së shpejti?!

Çifti i shumëpërfolur dhe shumë i dashur për publikun, Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Para pak minutash nëpërmjet një video në rrjetin social Instagram, lajmi i bukur se ata do të bëhen prindër në njëfarë forme duket se është konfirmuar por gjithësesi na mbetet që ta zbulojmë nesër në puntatën e të premtes me shumë të ftuar dhe surpriza në “Cherry On Top”.

Një lumturi kaq e madhe nuk mund të mbahet dot vetëm për vete! 

Kështu është shprehur Bora teksa prek barkun e saj dhe në një fragment tjetër të videos Donaldi i puth dorën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

Rikujtojmë gjithashtu se në premierën absolute të filmit të tyre “5 Herë Jo” më 12 Dhjetor të vitit të kaluar, ishte Donald Veshaj i cili pas fjalimit falenderues në momentin që u fikën dritat ai mori unazën dhe i propozoi në mënyrën më të veçantë partneres së tij dhe sigurisht që ajo tha “Po”.