Celebrities Showbiz

Kourtney Kardashian dhe Megan Fox më provokuese se kurrë për linjën e re të “SKIMS”!

Kourtney Kardashian dhe Megan Fox janë bërë bashkë në setin fotografik për linjën e re “SKIMS”, e cila përmban veshje sportive dhe të brëndshme. Koleksioni është i krijuar me material pambuku, me veshje të buta dhe të rehatshme. Ish-ylli i “Keeping Up With the Kardashians” dhe aktorja 35-vjeçare modeluan me disa fotografi shumë sensuale për linjën e Kim Kardashian. Në një nga fotografitë ato u shfaqën duke kafshuar të njëjtën mollë ndërsa përkëdhelnin trupin e njera-tjetrës dhe është pak të përmendim që rrjeti aq deshi dhe u çmend.

Kourtney e pëlqeu aq shumë këtë foto, saqë e bëri sfondin e iPhone-it të saj. Të dyja dukeshin absolutisht mahnitëse ndërsa mbanin veshur setet e bikinit në ngjyrat të zezë dhe të bardhë. Kourtney u shfaq në një tjetër foto duke ushqyer në mënyrë joshëse Megan dhe ato dukej se ishin shumë të kënaqura që po pozonin pranë njëra-tjetrës.

Gjithashtu, bukuroshet u shfaqën së bashku në eventin “Emmy Awards” , ku pozuan edhe me partnerët e tyre, Travis Barker dhe Machine Gun Kelly. Megan i la shumë pak vend imagjinatës duke veshur një fustan të tejdukshëm, ku shfaqeshin më së miri linjat e saj dhe flokët kishte vendosur t’i mbante kaçurrela e të lagura. Kourtney, nga ana tjetër, kishte veshur një fustan të shkurtër elegant, në ngjyrë të zezë, me lidhëse përpara dhe sandale të zeza.

Rikujtojmë se, Kourtney ka tre fëmijë me ish-partnerin e saj Scott Disick. Gjithashtu edhe Megan ka tre fëmijë me ish-bashkëshortin e saj Brian Austin Green. Megan dhe Machine Gun Kelly filluan lidhjen e tyre në pranverën e vitit 2020, menjëherë pasi u takuan në xhirimet e thrillerit “Midnights In The Switchgrass”. Kourtney dhe Travis e bënë lidhjen e tyre publike në Ditën e Shën Valentinit këtë vit, megjithëse të dy kishin qenë miq për vite me radhë.