Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Kylie Jenner nxit thashethemet se mund të jetë martuar fshehurazi me Travis Scott pas postimit në rrjetet sociale!

Bukuroshja Kylie Jenner së fundmi ka postuar një foto në rrjetin e saj social Instagram në InstaStory ku lehtësisht shihej dora e saj mbi një çantë jeshile ‘Hermes’. Kylie mbante dy unaza diamanti të vendosura në gisht. Ky detaj i ka shtyrë fansat që të mendojnë dhe të pyesin nëse ajo dhe Travis Scott mund të jenë martuar fshehurazi.

Përveç një unaze më të madhe diamanti me dy rrathë, ylli televiziv dukej se mbante unazën e vogël me diamant “Love Ring”. Është ende e paqartë nëse unazat janë të reja apo të vjetra, por Kylie është parë me bizhuteri të ngjashme në gishtin e saj të unazës edhe në të kaluarën. Një vit pasi mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku, vajzën Stormi, themeluesja e njohur e “Kylie Cosmetics” nxiti edhe më parë thashetheme për martesën duke mbajtur diamante në gishtin e unazës në vitin 2018, ajo madje kishte një të stolisur me inicialet e të dashurit të saj, “JW” duke qenë se edhe emri i plotë i Travis është Jacques Webster.

Jenner dhe Scott janë takuar vazhdimisht që nga fillimi i lidhjes së tyre në 2017 sipas raportimeve të PageSix. Dyshja u bën prindër për herë të dytë në shkurt të këtij viti, Kylie solli në jetë djalin Wolf Webster. Në fillim të kësaj jave Kylie u tregua e sinqertë me fansat për betejat e saj pas lindjes dhe periudhën e vështirë nëpër të cilën tha se ka kaluar.

Unë thjesht dua t’u them nënave se pas lindjes nuk ka qenë e lehtë, është shumë e vështirë. Kjo përvojë për mua personalisht ka qenë pak më e vështirë sesa me vajzën time.