Big Brother VIP Finale Live në radio Celebrities Film & Tv Magazine Showbiz

Liam Mandiaro: “Në qoftë se fiton Heidi do të dalin modelet, nëse fiton Egla…”!

Top Albania Radio vjen live në Tapetin e Kuq në natën finale të “BBV”. Me intervista, foto dhe çdo detaj tjetër që të sigurohemi që të mos humbisni asgjë. Me Albana Ruçi që do të raportojë çdo ndodhi gjatë këtij eventi dhe në transmetim live në valët e Top Albania Radios me Elona Duron dhe Eni Shehun, kjo natë nuk duhet humbur.

I pyetur nga Albana Ruçi në Big Brother VIP – LIVE nga Tapeti i Kuq, Liam Mandiaro për të dhënë një koment për 5 finalistët, ai u shpreh:

Në qoftë se duhet t’i jap për të pestë poi jap shpejt e shpejt, duke i marrë dyshe dyshe, sepse unë e kam thënë që në fillim që kur kam dalë nga kjo shtëpi pavarësisht se nuk kam qëndruar shumë gjatë, e kam thënë nga zemra që dua ta fitojë ose Juli, ose Meritoni. Por seç e kam një mendim dhe mendoj që mund të jetë edhe Egla me Heidin dyshja e fundit, por ta thashë unë kam qejf ta fitojë Juli ose Meritoni.

Nëse fiton njëra nga vajzat, çfarë do të thotë kjo për ndikimin e Big Brother në Shqipëri dhe për votuesit e tyre?

Në qoftë se fiton Heidi, do të fitojnë modelet. Në qoftë se fiton Egla do të dalë arti dhe kultura e teatrit më sipër.