Dashnisë së nji nate
Donika Dabishevci

Donika Dabishevci është autore e familjarizuar me teoritë letrare dhe format poetike, dhe do ta kishte më lehtë të vazhdonte të shkruante sipas rrymës. Mirëpo, ajo ka zgjedhur ta sprovojë veten duke ecur xhunglës së shpirtit dhe anës së errët apo të ëndërrt të artit, për ta sfiduar lexuesin që është mësuar të ecë shtigjeve të shkelura.

Publikuar: 2020
88 faqe
Përmbledhje

Ëndrrat janë krijime të pastra estetike, pa fije etike brenda. Prandaj, përmes strukturës së shenjëzimit onirik, Donika trazon, eksperimenton dhe refuzon skemat e standardet, në gjuhë, në letërsi dhe në shoqëri.

Ky liber ka tri tema: luftën, lirinë dhe paqen. Të trija janë të shkrira me temën e dashurisë. Realiteti poetik i këtij libri është një sintezë realitetesh, me domethënie të fshehur, me nuanca kuptimore, me metamorfoza gjendjesh e trupash.

Vlerësime

Poezitë e këtij libri janë krijuar mbi relacionin “unë-ti”, ku veta e parë është grua, kurse veta e dytë është burrë. Në raste të rralla, veta e dytë kthehet në vetë të tretë, kur subjekti lirik i tregon lexuesit per objektin e vet, çfarë do të thotë  se linja e drejtë e komunikimit tranformohet ne trekëndësh.

Porosit Online