Inxhinieria e brendshme
Sadhguru

“Inxhinieria e brendshme” është një lexim marramendës, i pasur me vrojtimet e Sadhgurusë dhe mësimet e tij. Nëse je gati, ai është një mjet për të zgjuar inteligjencën tënde të brendshme, gjenialitetin suprem përfundimtar, i cili pasqyron mençurinë e kozmosit.

Publikuar: 2022
256 faqe
Përmbledhje

Në librin e tij të ri revolucionar, Sadhguruja vizionar, mistik dhe jogi, ndan eksperiencën e tij me spiritualitetin dhe jogën dhe paraqet konceptin transformues të inxhinierisë së brendshme. E zhvilluar nga ai për disa vite me radhë, kjo praktikë e fuqishme shërben për të drejtuar mendjen dhe trupin me energjitë përreth dhe përbrenda, duke krijuar një botë me mundësi dhe me fuqi të pafundme. “Inxhinieria e brendshme” është software-i ynë për gëzim dhe mirëqenie.

Sadhguru jep ushtrime që do të ndihmojnë për të rimenduar kufirin e aftësive të dikujt, të bëheni një person më funksional dhe i shëndetshëm, por më e rëndësishmja, t’i mësoni ato se si t’i kryejnë ato në mënyrë korrekte. Dhe gjithashtu, ai do të japë këshilla për ushqimin efektiv, i cili, nëse nuk ndihmon të jetosh për njëqind vjet, sigurisht që do të ngadalësojë procesin e plakjes, do të përmirësojë gjumin dhe fytyrën.

Vlerësime
Porosit Online