Kaloje plugun mbi kockat e të vdekurve
Olga Tokarczuk

“Kaloje plugun mbi kockat e të vdekurve” është një ndër veprat më të njohura të Olga Tokarczuk, një ndër shkrimtaret më të rëndësishme të panoramës së sotme letrare botërore. Shumë e kanë cilësuar këtë roman që shfaq një tjetër dimension të shkrimtares.

Një roman i bukur, një thriller ekologjist e metafizik, i ndërtuar rreth një enigme, në një stil që të kujton atë të veprave më të mira të Agatha Christie, duke na konfirmuar njëkohësisht se një thriller mund të shërbejë fare mirë si një instrument i fuqishëm i kritikës sociale.

Publikuar: 2019
294 faqe
Përmbledhje

“Kaloje plugun mbi kockat e të vdekurve” është historia e Janina Dushejkos, një inxhiniere në pension, e vendosur në një fshat të largët malor ku jep mësim në një shkollë të vogël dhe po ashtu kujdeset për “shtëpitë verore”, pronarët e të cilave e kalonin dimrin në qytet. Pasioni i saj janë astrologjia dhe poezia e poetit të madh mistik anglez të shek. XVIII- të, William Blake.

Jeta e saj rrjedh e qetë, deri kur në fshat ndodhin një sërë vdekjesh misterioze. Fillimisht, policia mendon se bëhet fjalë për një rregullim hesapesh mes njerëzish të përfshirë në krim. Gati të gjitha viktimat janë pjesë e elitës lokale, të cilët po ashtu i lidhte pasioni për gjuetinë. Por Janina mendon se vrasja e tyre në të vërtetë, është një lloj ndëshkimi i merituar, aq më tepër kur gjurmët e gjetura në vendin e krimit të bëjnë të mendosh se vrasjet mund t’i kenë kryer kafshët. Por kur ajo e parashtron këtë teori të saj, në fillim atë e marrin thjesht si një plakë të rrjedhur, por më pas ajo kthehet vetë në një ndër të dyshuarit kryesorë.

Vlerësime

Një ndër shkrimtaret më të mëdhaja humaniste të Europës.

The Economist

Porosit Online