Kohë Astrale
Dritan Sulçebe

Dritan Sulçebe ka përfunduar studimet për drejtësi, por gjen një lidhje të bukur me letërsinë përmes fjalës, duke e parë atë si një lloj pushteti për t’i ndryshuar gjërat. “Kohë Astrale” ka lindur si ide rreth 5 vite më parë dhe është një roman distopik.

Bëhet fjalë për një kohë të ardhme, jo shumë të largët nga e sotmja, ku në fokus janë shtatë njerëz të gjendur rastësisht në qilarin e një lokali nate duke pritur fundin. Shpresat, ëndrrat dhe iluzionet e tyre shpalosin një botë të tërë distopike, nëpër të cilën veprojnë një çetë profetësh të etur për të krijuar një botë të re, por edhe revolucionarë romantikë të frymëzuar nga e kaluara, duke u rrekur të hapin një shteg drejt një shoqërie sa më të drejtë.

Publikuar: 2022
448 faqe
Përmbledhje

Gjithçka dukej e reme, porsi shkërbimi i një realiteti që kishte humbur kush e di se ku. Të gjitha vendet dikur të hareshme, tashmë kishin marrë konture fluide që shprehnin bjerrjen e një iluzioni tek pritej të rrëzohej nga çasti në çast. Bota vërtet dukej sikur kishte dalë nga shinat, duke u zhytur në një vorbull të errët, ku asgjë nuk kishte më kuptimin e dikurshëm. Kaosi tashmë sundonte i lirë dhe i verbër, porsi një përbindësh, që nuk dinte të dallonte të pafajshmit nga mëkatarët, të urtët nga të marrët, fëmijët nga të rriturit, duke i gëlltitur të gjithë po njëlloj.

Vlerësime

Stili i "Kohë Astrale" është i thjeshtë si një thriller psikologjik, një vepër që mund ta lexojnë të gjithë. Përveç thrillerit, brenda librit ka satirë politike dhe aspekti metafizik që e shoqëron njeriun përgjatë gjithë krijimit të tij. Në këtë roman do të gjeni dhe heronj nga e kaluara që përpiqen të ndryshojnë një realitet që nuk do të mund ta ndryshojnë dot kurrë…

Porosit Online