Misteri i Mjellmës
Fatos Kongoli

Shkrimtari i njohur Fatos Kongoli vjen me një roman të ri për të pasionuarit pas rrëfimit të tij, kësaj radhe me një roman të zhanrit mister. Romani më i fundit “Misteri i Mjellmës” ka në qendër detektivin Nevil Bardhi, i cili në realitetin shqiptar përpiqet t’i ngjasojë idhullit të tij Hercule Poirot.

Nëpërmjet kësaj vepre, shkrimtari hedh sërish një vështrim në ‘karikaturën’ e demokracisë në vendin tonë. Mungesa e drejtësisë, zhdukja e fakteve, mos hapja e dosjeve,  e jetët paralele të shtetarëve duke mos mbajtur përgjegjësi, përfshihen edhe në faqet e këtij libri.

Publikuar: 2022
152 faqe
Përmbledhje

Nevil Bardhi, protagonisti i këtij romani të ri të Kongolit, me të përfunduar studimet për matematikë, punon prej pesë vitesh si inspektor në Drejtorinë e Përgjithshme e Krimeve të Rënda. Idhulli i tij, që në vitet e gjimnazit, ka qenë dedektivi privat me origjinë belge Hercule Poirot. Prej këtij vjen dhe ëndrra më e madhe e protagonistit, të bëhet dedektiv privat.

Rutina e përditshme e inspektorit në agjencinë ku e kanë rekrutuar, tepër larg kësaj ëndrre, trazohet befas një ditë kur një e panjohur enigmatike, të cilën ai e pagëzon me emrin Mjellma, i nis një zarf të madh ku ka një letër me fakte tronditëse, të cilat nuk zbardhen kurrë. Kështu nis një marrëdhënie e çuditshme midis inspektorit dhe Mjellmës, një qenie sa reale aq dhe virtuale.

Vlerësime

Në kërkim të zbulimit të Mjellmës, Nevil Bardhi në të vërtetë arrin të zbulojë vetveten në një realitet të zhytur në korrupsion, ku krimi i organizuar bën ligjin gjithandej. Alterego e tij është Mjellma, e cila përveç se e ironizon, përgjatë gjithë librit, në fund i tregon edhe zgjidhjen.

Porosit Online