Sapiens
Yuval Noah Harari

Gjithëpërfshirës, provokues dhe i guximshëm, Sapiens ka sfiduar gjithçka dinim rreth të qenit njeri: mendimet tona, veprimet tona, fuqinë tonë… dhe të ardhmen tonë.

Publikuar: 2020
245 faqe
Përmbledhje

Në një botë të pushtuar nga informacione kaotike, kthjelltësia është forca e vërtetë. Por, si mund t’i shohim gjërat në një plan më të gjerë pa na e rrëmbyer shikimin vogëlsirat? Një nga mënyrat do të ishte kthimi i syve tek e shkuara, panorama e madhe e vërtetë e gjithë species njerëzore. Kjo novelë e parë me ilustrime e titulluar “Sapiens: lindja e njerëzimit” na rrëfen se si majmuni i madh Ape, tërësisht primitiv, u shndërrua në sunduesin e gjithë planetit Tokë, ia doli të ndante atomin, të fluturonte deri në Hënë e të manipulonte kodin gjenetik të jetës. Të udhëhequr nga Juval Noah Harari e nën shoqërine e personazheve si Bill Prehistoriku, Doktor Fantazia dhe Inspektori Lopez, ju ftojmë të ndërmerrni këtë udhëtim drejt skutave më të errëta të historisë.

Kjo seri novelash është një ritregim thuajse i ri dhe tej mase argëtues i historisë së njerëzimit që ju tashmë e njihni nga faqet e shumë lexuara të librit “Sapiens: një histori e shkurtër e njerëzimit”, libër që numëron plot 16 milionë kopje të shitura dhe përkthime në 60 gjuhë të botës. Përplot me nota të fisme humori dhe larmishmëri personazhesh, për të thithur vëmendjen e atyre jo fort të pasionuarve pas shkencës dhe historisë. Nëse edhe ti je kureshtar të dish përse të gjithë jemi robër të botës së të vdekurve, atëherë, ky padyshim është libri i duhur për ty.

Vlerësime

"Interesant dhe provokativ… Të krijon sensin e perspektives se sa të përkohshëm jemi në këtë botë, se sa pak kohë kanë që ekzistojnë gjëra të tilla si bujqësia dhe shkenca, dhe pse ka kuptim për ne që të mos mendojmë se ato janë të mirëqena".
Barack Obama

"Këtë libër do ia rekomandoja gjithkujt që është i interesuar ta lexojë këtë histori argëtuese edhe tërheqëse mbi njerëzimin e hershëm… nuk do ta lëshoni nga dora".
Bill Gates

"Falë Zotit më në fund dikush ka shkruar [këtë] libër ekzakt."
Sebastian Junger

"Sapiens ëshë një libër shpërthyes, po aq sa nxitës dhe i këndshëm."
Sunday Express

"I shkëlqyer… Harari është një tregimtar mjeshtër dhe një artist."
Observer

Porosit Online