Tregimtari i madh
Arben Dedja

Filli lidhës mes tregimeve është ideja e autorit për të qenë i ndryshëm nga një tekst në tjetrin. Dedja e ndan jetën mes mjekësisë e letërsisë.

Publikuar: 2023
151 faqe
Përmbledhje

Temat e vjetra përsëriten, por jo deri në obsesion, ndërkohë që bëjnë udhë tregime historikë, fantastiko-shkencorë, fantastikë, surrealiste, auto-fiction, pa llogaritur disa forma letrare proze të shkurtër akoma më të guximshme. Saqë pyetja më me vend do të ishte: "A janë (të gjitha) tregime?"

Vlerësime

Besoj kjo është fryma e përgjithshme, pritshmëria më instiktive për këtë libër. Mirëpo kësaj here nga autori ynë kemi një orvatje jo edhe aq të dështuar për të dalë nga kufijtë e tregimit, nga bota e ngushtë e gjithsecilit prej nesh, drejt një realiteti (apo ëndrre?) ngjyrashumë.

Nëntëmbëdhjetë tekste që mëtojnë të jenë të ndryshëm, madje të kundërt. Dhe shpesh e gjitha ndodh nën vështrimin e habitur të autorit, i tërhequr pa e ditur as vetë në një valle të marrë që do të desh të mos kishte fund kurrë. Ç’iluzion!

Porosit Online