Homo Deus
Yuval Noah Harari

Homo Deus: A Brief History of Tomorrow (Një histori e shkurtër për të nesërmen) është një nga librat më të diskutuar të dekadës së fundit shkruar nga profesori i Hebraishtes në Universitetin e Jeruzalemit Yuval Noah Harari.

Publikuar: 2015
448 faqe
Përmbledhje

Njësoj si në librin paraardhës, “Sapiens: A Brief History of Humankind”, Harari tregon ngjarjet e historisë në imtësi e duke i gërshetuar me përvojat njerëzore. Homo (nga latinishtja- njeri) Deus (Zot) është rruga e njeriut për t’u bërë specia dominante në planetin Tokë. Me përshkrime të aftësive aktuale të njerëzimit, Harari përpiqet të bëjë një pikturë të së ardhmes. Disa nga çështjet filozofike që trajtohen në faqet e “Homo Deus” janë humanizmi, individualizmi, transhumanizmi dhe vdekja. Sipas autorit, njerëzit janë sot më afër se kurrë të paturit të fuqive të ‘Zot-ave’ duke patur kontroll mbi pa-vdeksinë dhe lumturinë e përhershme.

Në shekullin e 21, feja më e ‘dashur’ e njerëzimit është humanizmi mendon Harari. Zhvillimi i teknologjisë e bënë të mundur që tani që vdekja të mos jetë më finale. Përjetësia përmes shkarkimit të ‘data-bazës’ së dikujt në një kompjuter do të na bëjë që të jetojmë përgjithmonë, mbase jo në formën që ishim mësuar.

Një nga pyetjet më të forta që ngrihet në libër është:

“Çfarë do t’i ndodhë shoqërisë, politikës, jetës së përditshme kur inteligjenca artificiale, algoritmet e saj do të na njohin më mirë nga çe njohim ne veten?”

Vlerësime

“Homo Deus” është absolutisht një nga veprat profetike më të diskutuara të dekadës. Fakti është që shumë gjëra që lexuesit i gjenin në faqet e tij në 2014-2015 u kthyen në një realitet tronditës brenda pak viteve.

Fillimisht, Prof. Yuval Noah Harari tërhoqi vëmendjen e lexuesit me “Sapiens” duke u përkthyer në mbi 40 gjuhë të ndryshme, me lavde nga Mark Zuckerberg, Bill Gates dhe Barack Obama. Fjalitë si:

“Nuk e zbutëm ne grurin, u zbutëm ne prej tij” apo “Si të bësh që njerëzimi të besojë një urdhër të imagjinuar si Kristianizmi, demokracia apo kapitalizmi? Si fillim nuk e pranon kurrë që është i tillë!”

e kthyen Hararin në një mit të gjeneratës Z. Dita e kiametit (Doomsday) është një prej temave më të dashura të njerëzimit prej shekujsh. Harari bëhet kështu parashikuesi i rradhës që mendon se Sapiens-ët, siç i njohim sot nuk do të ekzistojnë në të ardhmen për shkak të zhvillimeve teknologjike, biokimike dhe agrokulturore. Ne jemi të mirët dhe të këqinjtë e vetes.

Njërëzit – shkruan autori – lënë mënjanë domethënien e diçkaje për pushtetin, një pushtet që sot më shumë se kurrë është i tillë sa të mposhtë vdekjen, diçka që i përket vetëm Zot-it. E si çdo pushtet kaq i madh, nëse trendet do të vazhdojnë të tilla, haraçi për t’u paguar do të jetë i madh. Si fillim nuk do të ketë një shpërndarje të baraz-peshuar të tij. Në libër thuhet se me revolucionin e ‘të dhënave’ dhe inteligjencës së algoritmeve shpejt një klasë [e shoqërisë] do ta gjejë veten të pa vlerë duke e bërë [akoma më] të paqartë të ardhmen, e cila [me siguri] nuk do të ketë më vlerat që i njohim e pranojmë sot.

Analiza e së shkuarës dhe të tashmes, përtej logjikës së ftohtë dhe shembujve të pafundëm, sado hedh dritë mbi vendimet që njerëzimi duhet të ketë parasysh nëse nuk do të përfundojë keq, e bën të vështirë parashikimin e të ardhmes, për shkak të, kryesisht, shumë të panjohurave nga ndryshimet e jashtëzakonshme të dy shekujve të fundit.

“Çfarë është më e vlefshme, ndërgjegjia apo inteligjenca?”

Chat Gpt do thoshte, varet nga rrethanat…

A varet vërtet?

Porosit Online