Celebrities Music Showbiz

Lore flet për projektin e saj të fundit: “Gjëja më e bukur të inspirohesh në historitë e tua personale…”

Këngëtarja e njohur Lore ka rrëmyer zemrat e të gjithëve ne me zërin e saj aq të ngrohtë dhe melodioz. Ajo ka publikuar këtë verë një këngë mjaft ritmike, por dhe shumë domethënëse, që mban titullin “Funk it”. E ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up”, Lore ka zbuluar më shumë për projektin e saj dhe jo vetëm…

Si lindi kënga jote më e fundit “Funk it”?

Unë këngët e mia i shkruaj vetë, bashkë me bashkëpunëtorët e mi, Alban Kondin dhe Fabian Bashën. Kënga erdhi shumë rastësisht. Ishte koha post Covid që të gjithë po dilnin me materioaleve pak retro, pak të viteve ’80 dhe sikur u influencuam pak. Sollëm këtë si hapje të albumit tim EP.

Në videoklip ju po qëlloni një dordolec me paintball. “Funk it” është një dedikim për ish-at?

Po, është një dedikim për EX-at. Ne e gjëtëm rastësisht dordolecin aty mes kallinjve dhe thamë pse jo të nxjerrim pushkat tona.

Je frymëzuar nga një histori personale për këtë këngë?

Të gjitha materialet janë eksperienca personale. Kjo më duket pjesa më e bukur e të krijuarit. Janë emocione reale. Më duket gjëja më e bukur të inspirohesh me gjëra që i ke përjetuar në lëkurën tënde.

Kënga “Funk it” është prej 7 javësh pjesë e klasifikimit “The Top List” dhe momentalisht renditet në vend të 85-të të listës. Nëse edhe juve ju pëlqen kjo këngë, ju mund të vazhdoni ta votoni atë për të qenë sa më gjatë në Top Awards.