Health & Beauty Lifestyle

Maska magjike për rritjen e flokëve me përbërës kryesor hudhrën, mund ta përgatisni në shtëpi!

Hudhra rekomandohet për shumë trajtime të veçanta për rritjen e flokut dhe kundër zbokthit. Hudhra ka aftësinë të përmirësojë qarkullimin e gjakut në skalpin e kokës, është e pasur me shumë minerale siç janë magnezi, zinku, hekuri, bakri dhe seleniumi. Përveç sulfurit, hudhra është e pasur me vitaminat A dhe C por edhe më fibër dhe shumë aminoacide. Këto të fundit luajnë një rol të rëndësishëm për shkëlqimin dhe forcimin e flokut.

Sulfuri tek hudhra përmirëson të gjithë strukturën e flokut ndërsa alicina, një substancë që aktivizohet me shtypjen e hudhrës, lufton mykun dhe bakteret që shkaktojnë zbokth. Potenciali i alicinës shfrytëzohet plotësisht nëse hudhra përdoret 10-15 minuta pas prerjes. Merrni 7-8 thelpinj hudhër dhe hidhini në mikser.

Përpunojini deri sa të përfitoni një maskë të butë të cilën më pas duhet ta shtrydhni. Për maskën e flokut nevojiten dy lugë gjelle me lëng hudhre. Kjo sasi më pas duhet përzier me një lugë gjelle vaj ulliri, një lugë gjelle me mjaltë dhe të verdhën e vezës. Pasi t’i keni përzier mirë, maskën e përftuar vendoseni në skalpin e kokës. Mbajeni atë për 20 minuta dhe më pas lajeni kokën me shampo. Nëse maska shoqërohet me ndjesinë e fortë të djegies atëherë shpëlajeni flokun menjëherë dhe mos e përdorni më, kjo tregon që mund të jeni alergjikë.