Celebrities Gossip Showbiz

Më në fund Dua Lipa fiton betejën 2-vjeçare!

Më në fund Dua Lipa-s i është dhënë leja për të filluar rinovimin e shtëpisë së saj në Londër, pas një beteje gati 2-vjeçare. 27 vjeçarja e bleu pronën në vitin 2017, por pas kërkesës në dhjetor 2021 për të ndërtuar një pishinë, dhomë me avull, dush, dhomë zhveshjeje, zonë relaksi, kinema, zonë pritjeje në studio dhe holl, ajo pati telashe me konservatorët.

Një burim i tha The Sun se:

Planet e Duas për shtëpinë e saj janë epike dhe më në fund ka filluar të kërkojë ndërtues për të filluar punën në studion e saj muzikore, pishinën, palestrën, kinemanë dhe zonën e relaksit.

Tani leja e planifikimit është dhënë me kushtin që ndërtuesit e saj të përmbushin disa kushte, pasi shtëpia ndodhet në një zonë strikte të konservuar. Rikujtojmë, se diva e muzikës pop prej disa kohësh është në një lidhje romantike me regjisorin francez, Romain Gavras. Disa ditë më parë këngëtarja doli publikisht me partnerin e saj, ndërkohë së fundmi ka publikuar një foto përkrah tij në Instagram. Në mbishkrimin e fotos ku dyshja shihen nga prapa të përqafuar, Dua ka uruar të dashurin për përvjetorin. “Gëzuar përvjetorin zemër”,-ka shkruar autorja e “Levitating”.