Celebrities Film & Tv

“Më shkatërroi, e ndjeva kaq të gjallë…”/Aktorja e njohur rrëfehet për filmin mbi jetën e Princeshë Diana-s!

Së fundmi është publikuar traileri i parë promovues i filmit “Spencer” për jetën e Princeshës Diana-s. Rolin kryesor e luan aktorja Kristen Stewart, ndërsa premiera u dha në Festivalin e Filmit në Venecia më 3 Shtator. Stewart siç dihet ka luajtur rolin e Princeshës së Uellsit në filmin e vlerësuar nga kritika dhe ka shprehur se gjatë xhirimeve ka ndjerë sikur Diana po përpiqej të depërtonte tek ajo.

Në një intervistë për “LA Times” pas shfaqjes së premierës së filmit “Spencer” në Amerikën e Veriut, në Telluride, Stewart tha se kishte përjetuar disa ndjenja drithëruese, shpirtërore duke xhiruar këtë film, i cili zhvillohet gjatë tre ditëve gjatë pushimeve të Krishtlindjeve të vitit 1991, kur Diana po qëndronte në shtëpinë në Sandringham.

Ndërkaq, ajo u shpreh:

Edhe nëse thjesht fantazoja, ndjeva se kishte momente kur mora një lloj shenjë. E ndjeva kaq të gjallë Dianën kur po bëja këtë film, edhe nëse ishte gjithçka një fantazi e imja. Por kishte momente kur trupi dhe mendja ime harronin që ajo kishte vdekur. Ishte një luftë për ta mbajtur atë gjallë çdo ditë dhe t’i kujtoja vetes se ajo kishte vdekur ishte thjesht e dhimbshme. Më shkatërroi vazhdimisht. Dhe kjo vetë ndihej shumë shpirtërore. Ishte e çuditshme dhe e mahnitshme. Unë kurrë nuk kam ndjerë diçka të tillë në jetën time.

Rikujtojmë, se më 31 gusht u mbushën 24 vjet nga vdekja tragjike e Princeshë Diana-s, një nga figurat më të mëdha të familjes mbretërore. Princeshë Diana vdiq mbrëmjen e 31 gushtit në 1997-tën në moshën 36-vjeçare në një aksident me makinë në Paris.

Pikërisht për këtë përvjetor një ish-gazetar, Kevin Connolly që ndodhej në vendin e ngjarjes më të rëndë asokohe ka treguar fakte të reja në lidhje më të.