Bota Celebrities

24 vite pas aksidentit tragjik, dalin në dritë detaje të reja nga vdekja e Princeshë Dianës!

Ditën e sotme shënohen 24 vjet nga vdekja tragjike e Princeshë Dianës, një nga figurat më të mëdha të familjes mbretërore. Princeshë Diana vdiq mbrëmjen e 31 gushtit në 1997-tën në moshën 36-vjeçare në një aksident me makinë në Paris.

Pikërisht për këtë përvjetor një ish-gazetar, Kevin Connolly që ndodhej në vendin e ngjarjes më të rëndë asokohe ka treguar fakte të reja në lidhje më të. Ai shprehet se për të ka qenë e vështirë të merrte informacione nga policia franceze mbi gjendjen e Dianës, pasi ata nuk tregonin pothuajse asgjë.

Sipas tij, lajmi për vdekjen e princeshë Dianës ka dalë shumë me vonesë nga autoritetet. Connolly shprehet për “The Express” se:

Ne po dëgjonim shumë me kujdes nga autoritetet franceze dhe po përpiqeshim shumë të kuptonim se çfarë kishte ndodhur. Blutë ishin shumë të kujdesshëm për detajet që deklaronin.

Ai vazhdon të tregojë se detajet e para që nxorri policia dhe shërbimi spitalor ishte se personi i përfshirë në aksidentin e tmerrshëm ishte princeshë Diana dhe se ishte lënduar. Por, në fakt nuk ishte kështu. Ish-gazetari mendon se autoritetet ishin të tmerruar të merreshin me një çështje kaq tragjike.

Ata kishin frikë se kjo ngjarje do të kishte përmasa globale duke marrë parasysh pozicionin e një pjesëtareje aq të dashur të familjes mbretërore. Ata ishin të ndërgjegjshëm që vdekja e saj përbën një interes të gjerë ndërkombëtarisht.

Kujtojmë se tashmë një statujë e Princeshë Dianës së bashku me princ Harry-n dhe William pret vizitorë për tu admiruar në përvjetorin e parë të vdekjes tragjike të saj. Së fundmi është publikuar traileri i parë promovues i filmit “Spencer” për jetën e Princeshës Diana. Rolin kryesor e luan aktorja Kristen Stewart, ndërsa premiera pritet të jepet në Festivalin e Filmit në Venecia më 3 Shtator.

Ndërkaq, aktori i njohur John Travolta, së fundmi ka kujtuar momentin kur ai vallëzoi me Princeshën Diana, në Shtëpinë e Bardhë në vitin 1985. Në një intervistë për një dokumentar të ri, “In Their Own Words”, aktori 67-vjeçar përshkroi momentin kur kërceu me Princeshën teksa solli në kujtesë fotografitë që u shpërndanë në të gjithë botën.