Celebrities Showbiz

Megan Fox tregon mbi tmerrin që ka përjetuar në udhëtimin shpirtëror…

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly realizuan së fundmi një udhëtim në Kosta Rika, i cili duket se ka qenë plot aventura. Aktorja zbuloi teksa ishte e ftuar në emisionin “Jimmy Kimmel Live!” se udhëtuan në Amerikën Qendrore për të pirë “ayahuasca”, një çaj psikoaktiv, në një mjedis të duhur, me njerëz autoktonë.

“Ayahuasca” shkakton halucinacione dëgjimore dhe vizuale dhe thuhet se trajton sëmundje të ndryshme si ankthi, trauma etj. Megan shpjegoi se ata fluturuan në një vend të njohur nga personat e famshëm që kërkonin të shkonin në një udhëtim shpirtëror, por zbuluan se ishte thjesht një xhungël. Ajo u shpreh se:

Mendoja se ishte bukur, sikur do të ishte një lloj eksperience me pesë yje.  Por ju arrini atje dhe jeni me të vërtetë në mes të xhunglës dhe nuk mund të hani pasi orës 1 të drekës. Ju duhet të ecni në një distancë shumë të largët për të marrë ujë dhe nuk mund të bëni dush sepse atje është një shkretëtirë. Nuk kishte asgjë tërheqëse.

Fox shpjegoi se eksperienca e tyre filloi me grupin, i cili përfshinte rreth 20 persona të tjerë, duke vjellë pasi kishin pirë çaj. Ajo pranoi se ishin skeptik që në fillim për këtë eksperiencë ndryshe. E gjithë kjo zgjati tre netë, ku përjetuan dhe ferrin. siç e përshkruan aktorja.

Përjetësia është torturë në vetvete, sepse nuk ka asnjë fillim, mes ose fund. Kështu që ju përjetoni një vdekje të vërtetë. Pra, është versioni juaj i ferrit dhe unë patjetër që isha atje.

Rikujtojmë se, së fundmi rrjeti është ndezur pas disa flirteve të hapura mes Megan Fox dhe modeles Adriana Lima.