Celebrities Gossip Showbiz

“Mendje fanatike…”/Chiara Ferragni e revoltuar pas komenteve negative në fotot e saj me të brendshme!

Blogerja e njohur italiane Chiara Ferragni ka publikuar së fundmi disa foto me të brendshme në rrjetin e saj social Instagram dhe si gjithmonë e ka gjetur veten para kritikave. Por këtë herë bukuroshja ka vendosur të përgjigjet duke i cilësuar ato si “mendje fanatike”. Chiara vuri në dukje se nuk ka asgjë të keqe të tregosh trupin tënd. Sipërmarrësja miliardere u shpreh:

Por këto komentet: “Chiara çfarë po ndodh me ty? Shiko se burri yt është inatosur”. Pse të inatoset sepse postoj një video me të brendshme siç kam bërë gjithmonë në jetën time? Nuk ka asgjë më të bukur se sa të jesh rehat me trupin tënd. Unë nuk i bëj asnjë të keqe askujt, përveç mendjeve tuaja fanatike.

Rikujtojmë se së fundmi Ferragni dhe bashkëshorti i saj, këngëtari Fedez janë vënë në qendër të vëmendjes. Dyshja e famshme rezervuan të gjithë Muzeun ‘Museo dei sogni’ vetëm për veten dhe fëmijët e tyre. Çifti së bashku me fëmijët kaluan një pasdite të tërë në muze, kurse vizitorët e tjerë prisnin pas dere derisa familja e famshme Ferragni të mbaronte shëtitjen.

Siç të gjithë e dini Chiara Ferragni është një blogere, biznesmene, stiliste dhe modele italiane e cila ka bashkëpunuar me markat më në zë të modës dhe bukurisë përmes blogut të saj “The Blonde Salad”. Në shtator 2017, Ferragni u rendit e para në listën e Forbes si “Top Fashion Influencers”. Le të përpiqemi të kuptojmë se si ka ardhur evolimi i saj për të arritur deri këtu. Gruaja dhe influencuesja më e famshme në Itali ishte bërë markë edhe para martesës me këngëtarin e famshëm italian Fedez.