Health & Beauty Lifestyle

Mësoni se çfarë dëmi po i bëjnë cigaret penisit tuaj!

Duhani nuk dëmton vetëm zemrën, mushkëritë dhe trurin por gjithashtu dëmton edhe pamjen e jashtme. Një duhanpirës ka gjasa të ketë gjithmonë qeska poshtë syve. Gjithashtu, ka 4 herë më tepër gjasa sesa një jo-duhanpirës për të mos bërë një gjumë të qetë. Pirja e cigareve përshpejton plakjen duke kontribouar në krijimin e rrudhave.

Sipas një hulumtimi të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit në Boston, duhanpirësit kanë penis më të vogël se joduhanpirësit. Siç është treguar, meshkujt të cilët pinë duhan jo vetëm që kanë ereksion dukshëm më të dobët se sa ata që nuk pinë duhan, por shpesh kanë probleme edhe me potencën. Seksologët këtë e shpjegojnë me ndikimin e cigareve në punën e zemrës dhe të mushkërive dhe vetvetiu edhe me qarkullimin e gjakut deri te organet kryesore.

Ndërkaq, një studim tjetër ka treguar se duhanpirësit të cilët intensivisht bëjnë ushtrime për rritjen e penisit kurrë nuk kanë sukses të arrijnë ereksion të plotë. Lënia e duhanit zvogëlon rrezikun e kancerit në çdo moshë, sipas studimit të fundit të shkencëtarëve koreano-jugorë. Hulumtimet kanë treguar se shanset për të zhvilluar kancerin zvogëlohen me 50% të paktën 15 vjet pas lënies së duhanit.

Studimi zbuloi gjithashtu se rreziku i kancerit të mushkërive bie edhe më shumë, veçanërisht për ata që e lënë duhanin para moshës së mesme. Studiuesit analizuan të dhënat mjekësore të gati tre milionë qytetarëve të Koresë së Jugut të cilët kishin kontrolle shëndetësore nga viti 2002 e tutje dhe regjistruan raste të kancerit, duke përfshirë tumoret e mushkërive, mëlçisë dhe stomakut deri në vitin 2019. Gjatë studimit, rreth 200,000 njerëz u diagnostikuan me kancer.