Celebrities Film & Tv Showbiz

Michelle Yeoh hyn në histori/E para grua aziatike që fiton çmimin si aktorja më e mirë!

Michelle Yeoh fitoi çmimin Oscar për “Aktoren më të mirë” në ceremoninë e së dielës mbrëma për rolin e saj si një grua, nënë dhe pronare lavanderie, jeta e së cilës kthehet përmbys kur hidhet në universe të shumta paralele në “Everything Everywhere All at Once”. Kjo fitore e bën atë yllin e parë aziatik që fiton çmimin për aktoren më të mirë në historinë 95-vjeçare të Academy Awards. Në fjalimin e saj teksa proanoi çmimin, Yeoh u shpreh:

Për të gjithë djemtë dhe vajzat e vogla që duken si unë sonte, ky është një fener shprese dhe mundësish. Kjo është dëshmi se ëndrrat bëhen realitet. Dhe zonja, mos lejoni askënd t’ju thotë se ju ka kaluar koha. Mos u dorëzoni kurrë.

Ky ishte nominimi i saj i parë për Oscar dhe fitorja pas një karriere të bujshme që kalonte midis roleve të mëdha në filma si “Crouching Tiger, Hidden Dragon” dhe “Crazy Rich Asians”. Ajo ishte në nominim me Andrea Riseborough (“To Leslie”), Cate Blanchett (“Tar”), Michelle Williams (“The Fabelmans”) dhe Ana de Armas (“Blonde”).

Konkurrenca më e madhe e Yeoh ishte me Blanchett, pasi kishte fituar trofeun e “Aktores më të mirë” në BAFTA. Gjatë gjithë kohës, Yeoh ka folur për pengesat me të cilat ajo dhe aktorët e tjerë aziatikë janë përballur në Hollywood.

Gjatë një karriere që përfshin katër dekada, Michelle Yeoh ka çarmatosur audiencën me aftësitë e saj fizike si një artiste luftarake dhe talentin e saj emocionues si aktore. Ndërsa ajo u bë një ikonë ndërkombëtare 23 vjet më parë, falë çmimit Oscar të Ang Lee “Crouching Tiger, Hidden Dragon”, vetëm në vitin e kaluar “Everything Everywhere All at Once” ajo fitoi njohjen nga Akademia me Oscar-in e saj të parë. Ajo sapo ka fituar çmimin e saj Oscar në kategorinë “Aktorja më e mirë”, një moment që emocionoi të gjithë publikun dhe ishte padyshim një sukses në jetën e saj profesionale.