Celebrities Gossip Showbiz

Moderatori Ledion Liço u zbulon banorëve një informacion nga jashtë!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Moderatori Ledion Liço dhe dy opinionistët e Big Brother VIP, Arbër Hajdari dhe Ori Nebijaj kanë darkur mbrëmjen e djeshme me banorët me rastin e 100 ditëve prej fillimit të edicionit. Gjatë darkës Ledioni u ka treguar banorëve një informacion nga jashtë, i cili ishte fakti se 2 ish-banorët Sara dhe Bardhi do të bëhen së shpejti prindër.

Teksa Egla i ‘kritikoi’ Ledionin, Arbrin dhe Orin se pse nuk ka hyrë një burrë ‘për së mbari’ në këtë edicion, Ledioni e pyeti aktoren për të dashurin, por ajo tha:

Nuk do e merrni vesh kurrë.