Celebrities Gossip Showbiz

Momentin më të rëndësishëm të Einxhel në “BBV”, prindërit e saj e kanë varur në murin e shtëpisë!

Si një nga ish-konkurrentet më të forta e më të përfolura të edicionit të parë të “Big Brother Vip”, Einxhel Shkira është komentuar shumë për natyrën e saj të ftohtë, për marrëdhënien e krijuar me Dj Dagz e shumë e shumë situata të tjera. Ndërkaq, një nga momentet më emocionues të Einxhel në “BBV” ka qenë ai kur për disa momente në mbrëmjen e Krishtlindjeve u shfaq në studion e spektaklit për ta drejtuar atë. Einxhel e superoi atë moment mes shumë emocionesh dhe arriti të shkëlqejë nën drejtimin e papritur dhe të papërgatitur.

Ky moment ka qenë ndër më të dashurit edhe për prindërit e Einxhel, të cilët këtë moment e kanë ruajtur përmes një fotoje dhe kornize në mur. Nëpërmjet një postimi në Instastory, bukuroshja ka shkruar:

Ndërkohë prindërit e mi në shtëpi, foton e presidentit në mur.

Rikujtojmë, se Einxheli disa ditë më parë ishte e ftuar në emisionin “Live from Tirana” nga ku tregoi shumëçka rreth jetës së saj personale dhe jo vetëm. Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link. Einxhel na prezantoi gjithashtu me 5 këngët e saj të preferuara të cilat lidhen me qëndrimin e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.