Celebrities Gossip Showbiz

Mos ndoshta postimi më i fundit i Trixa-s është një kërcënim për dikë?

Beatrix Ramosaj është një nga emrat më të përfolur të momentit të showbiz-it shqiptar. Këngëtarja e njohur shqiptare ka pasur një karrierë të gjatë, por vëmendjen më të madhe e mori me pjesëmarrjen në “Big Brother VIP”. Teksa pas daljes nga ‘BBV’ lansoi ‘Faj’ dhe “Ma shumë se ti” në bashkëpunim me Dj Geek dhe së  fundmi ka publikuar “Vonë”.

Aktiviteti dhe postimet e saj në rrjete sociale shpesh tërheqin vëmendje të madhe, pasi bukuroshja nuk i kursen ‘thumbat’ herë pas here. Megjithatë, një nga Instastory-t më të fundit duket si një kërcënim i hapur për dikë. Teksa ka postuar këto fjalë në gjuhën angleze: “Sa prej jush keni shpëtuar reputacionin e dikujt duke mos e treguar anën tuaj të historisë?” Krahas këtë e ka shoqëruar me fjalët ‘duke shpëtuar jetë”.

Epo, komentin po jua lëmë ju në dorë…

Aktiviteti i saj në rrjete sociale me postime apo dhe ‘thumbat’ që nuk janë të pakta tërheqin mjaft vëmendje dhe së fundmi një koment i saji është bërë kryefjalë e portaleve. Bëhet fjalë për një koment që bukuroshja ka lënë në postimin e ish-konkurrentit shumë të përfolur të ‘Për’Puthen’, Andi Artani. Lidhur me këtë, u dyshua se mund të ketë një lidhje dashurie mes dyshes, por mesa duket nuk qenka aspak kështu.

Me anë të dy postimeve në rrjetin social Twitter, Trixa reagoi duke hedhur poshtë të gjitha spekulimet dhe duke deklaruar edhe një herë se është beqare.

Këngëtarja Albërije Hadërgjonaj njihet si një personazh që flet gjithmonë “pa doreza”. E ftuar në ‘Goca dhe Gra’, artistja na tregoi shumëçka. Në historinë kaq shumë të përfolur të mbesës së saj Trixa-s me Donaldin gjatë qëndrimit në ‘BBV’, një histori tanimë e përfunduar, këngëtarja na tregoi për herë të parë mendimin e saj lidhur me këtë situatë.