Celebrities Gossip Music Showbiz

Në vetëm 1 ditë ‘akullorja’ e Ledrit dhe Ardian Bujupit arrin një super sukses!

Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit. Ai thuajse kurrë nuk ka ndaluar së sjellur muzikë të mirë për ndjekësit e tij.

Ditën e djeshme Ledri ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor në bashkëpunim me këngëtarin e njohur, Ardian Bujupi, e cila titullohet “Gelato” (Akullore). E duket se kënga është pëlqyer shumë nga ndjekësit e muzikës së të dy artistave, pasi vetëm për 24 orë pas lansimit kënga ka kaluar 1 milion klikime në platformën YouTube, duke arritur kështu suksesin e parë. Epo nuk kishte si të ndodhte ndryshe nga një bashkëpunim me dy artista kaq të dashur për publikun.

Pas publikimit të këngës së fundit që titullohet ‘Monaco’, Ledri solli dhe një tjetër bashkëpunim me reperin e njohur Lluni.

Së fundmi dy artistë shumë të njohur na kanë treguar se do të kenë një bashkëpunim muzikor së shpejti. Bëhet fjalë për Gjikon dhe Ledri Vulën. Të dy artistët kanë postuar një foto së bashku në “Instastory’, ku na kanë bërë me dije se së shpejti do të vijnë me një këngë të re. Reperët kanë bashkëpunuar edhe me parë me njëri-tjetrin dhe kanë publikuar këngë që janë pëlqyer shumë nga publiku.