Celebrities Film & Tv Showbiz

Nëse jeni kuriozë se çfarë ka ndodhur gjatë xhirimit të filmit “5 Herë Jo”, zbuloni prapaskenat…

Programi “Më Lër Të Flas” transmetoi për herë të parë prapaskenat e xhirimeve të filmit “5 Herë Jo”. Xhirimet të cilat kanë zgjatur për një kohë të gjatë janë bërë në vende të ndryshme, përfshirë edhe zona të vështira. Stafi i filmit ka qëndruar gjatë gjithë kohës në grup, ku të gjithë kanë dhënë kontributin e tyre duke u kujdesur deri në detaje.

Kameramanët, regjisorët, estetistet dhe pjesa tjetër kanë qëndruar në gatishmëri. Pjesë e prapaskenave përpos aktorëve, kanë qenë edhe Arbori, djali i Bora Zemanit, dhe vëllai i Donaldit, Romeo Veshaj. Duartrokitjet për motivim dhe humori nuk kanë munguar në asnjë moment gjatë xhirimeve të filmit “5 Herë Jo”.

Ata treguan më tepër detaje edhe nga fragmentet e filmit që po transmetohet në kinema. Personi i cili moderoi intervistën e çiftit ishte Romeo Veshaj, i cili bëri edhe pyetje të sikletshme. Një ndër to kishte të bënte me skenat e seksit, nëse ato janë pjesë e filmit apo jo. Detajet të cilat u treguan në program nuk përfunduan me aq, pasi u zbulua edhe shkaku që e ka detyruar Romeo Veshajn të mos jetë pjesë e kastit të aktorëve.

Donald Veshaj: Ti nuk more pjesë vetë, pasi ishe i angazhuar në një projekt tjetër.

Bora Zemani: Romeo zgjodhi një projekt me më shumë lek (qesh).