Celebrities Gossip Showbiz

Nëse ju kishin munguar, Dj PM dhe Dagz do të sjellin një surprizë për ne së shpejti!

Dj Dagz është një nga ish-banorët e “Big Brother” dhe një nga artistat më të përfolur të momentit jo vetëm për projektet e tij muzikore por edhe për historinë e dashurisë që u krijua brenda shtëpisë së “Big Brother” dhe që vazhdon më mirë se kurrë edhe jashtë me moderatoren e njohur, Einxhel Shkirën. 

Në shtëpinë e ‘BBV’, Dagz ishte si një banor i vetëm së bashku me mikun e tij të ngushtë, Dj Pm i cili prej vitesh i njohur për publikun për sa i përket këngëve të tij dhe performancës në club-et e Kosovës dhe Shqipërisë. Jo vetëm për çfarë dha brenda shtëpisë, por dhe për lidhjen e tij me Sarah Berishën që vazhdon ende pas përfundimit.

E nëse dyshja iu kishin munguar me projekte të reja muzikore nuk do t’ju duhet të prisni edhe shumë pasi vetëm disa minuta më parë, djemtë kanë ndarë me ne një foto ku shfaqet nga studio muzikore duke na paralajmëruar kështu një surprizë për këtë verë.

Shumë shumë shpejt! 

Së fundmi syri ynë kritik ka kapur disa detaje që na shtyjnë të mendojmë se bukuroshja mund të jetë në pritje të ëmbël. Fillimisht, dyshimet nisën nga postimet e saj gjatë pushimeve më të fundit me DAGZ ku gjithmonë përpiqet të mbulojë barkun me diçka ose poston vetëm ‘video selfie’.

Më pas, një koment i Trixa-s ishte ‘qershia mbi tortë’ ku në një koment shumë ngacmues për çiftin ajo ka përmendur fjalën bebe, shoqëruar me disa ’emoji’ shumë provokues.  Më herët në ‘Wake Up’ dyshja kanë treguar se janë gati për t’u bërë prindër, ndaj për ta mund të ketë ardhur momenti tanimë.