Celebrities Showbiz

Nicolas Cage sërish baba, vjen në jetë fëmija i parë me Riko Shibata!

Aktori i njohur, Nicolas Cage dhe bashkëshortja e tij Riko Shibata kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku. Riko solli në jetë vajzën të cilën vendosën që ta quajnë August Francesca Coppola Cage, në një spital në Los Angeles. Ky është fëmija i parë i Riko-s dhe i treti i Nicolas.

Aktori i njohur ka dhe dy djem nga partneret e tij të mëparshme. Weston Coppola Cage, 31 vjeç, me ish-partneren Christina Fulton dhe Kal-El, 16 vjeç, me ish-bashkëshorten Alice Kim.

Nicolas dhe Riko u takuan në Japoni në vitin 2020 kur ai po xhironte filmin “Prisoners Of Ghostland”. Pasi u fejuan në FaceTime, çifti u martuan në hotelin Wynn në Las Vegas në shkurt të vitit 2021. Nicolas konfirmoi vetë lajmin e dasmës në një deklaratë për mediat e huaja duke thënë se:

Është e vërtetë. Dhe ne jemi shumë të lumtur.

Riko është gruaja e pestë e yllit të “Face/Off”. Nicolas ishte i martuar më parë me Patricia Arquette nga viti 1995 në 2001, Lisa Marie Presley, 2002-2004, Alice Kim 2004-2016 dhe Erica Koike në 2019. Cage dhe Koike ishin të martuar për katër ditë në mars 2019 përpara se ai ta anulonte martesën.

Një certifikatë martese në shtetin e Nevadës tregoi se Riko kishte marrë mbiemrin e Nicolas dhe tani njihet si Riko Cage. Pesë muaj pas lajmit të martesës, çifti bëri debutimin e tyre në tapetin e kuq në premierën e filmit “Pig” në Los Angeles.

Ata do të shfaqeshin në kopertinën e tyre të parë të revistës ‘Flaunt’ së bashku në tetor 2021. Në janar të 2022, Nicolas dhe Riko njoftuan se ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë. Në muajin prill, Nicolas konfirmoi gjininë e fëmijës, gjatë një paraqitjeje në “The Kelly Clarkson Show”.

Së fundmi, Nicolas Cage ka përjetuar një moment shumë emocionues me një fans. Në filmin e tij të ri “The Unbearable Weight of Massive Talent”, fituesi i Oscar-it luan një personazh të trilluar, i cili pranon të shoqërohet me një burrë të pasur që pretendon se është fansi i tij më i madh. Duke folur me PEOPLE në 10 prill për ndonjë moment të paharrueshëm që ka përjetuar me fansat gjatë viteve, Cage, tregoi se së fundmi kishte biseduar me një grua dhe gjithçka lidhej me filmin e tij të vitit 1998 “City of Angels”, një romancë në të cilën ai luan një engjëll përballë Meg Ryan.