Celebrities Gossip Showbiz

‘Një artiste e vërtetë’, Elvana Gjata flet për Dua Lipën!

Elvana Gjata është padyshim një nga divat e muzikës shqiptare dhe këngët e saj më të fundit janë pëlqyer shumë nga publiku dhe këtë e tregojnë klikimet e shumta që këngëtarja merr në projektet e saj muzikore. Padyshim që ajo është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe jo vetëm, si dhe ndër më të talentuarat.

Së fundmi Elvana ka postuar në Instastory foto me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipën dhe familjen e saj, ku u shpreh se ka kaluar një kohë shumë të bukur me ta dhe nuk ka nguruar të flas disa fjalë për Duan.

“Kalova një kohë kaq të shkëlqyer me ty, Dua Lipa dhe familjen tënde të mrekullueshme. Një artiste e vërtetë, një shpirt i bukur brenda dhe jashtë, ndërsa vazhdon të jesh kaq modeste! Të gjithë jemi krenarë për karrierën tënde dhe për gjithçka që ke bërë për festivalin, për Kosovën dhe shqiptarët në mbarë botën. Shumë dashuri.”

Të shumtë janë ata që e pëlqejnë çdo projekt të Elvanës, por gjithashtu e vlerësojnë dhe për artisten me plot vlera por njëkohësisht edhe shumë të thjeshtë që ajo është. Para pak ditësh Elvana Gjata elektrizoi publikun e “Sunny Hill Festival” me performancën e saj, por emocionet më të mëdha me siguri i ka ndier një nga njerëzit më të dashur. Këngëtarja ka ndërprerë për pak çaste performancën e saj për t’i uruar ditëlindjen babit të saj. Videon Elvana e postoi dhe në llogarinë e saj në Instagram,